Kreu i Sindikatës së Shëndetësisë në Shkodër Paolo Kaceri ka reaguar lidhur me gjendjen e shëndetësisë që sipas tij është e njëjta si në vitet 90.

Shëndetësia thotë ai është larg plotësimit të kërkesave të vendit dhe akoma më larg kushteve dhe standarteve.

Gjithashtu Kaceri tha se inisiativat e qeverisë në lidhje me dhënien me koncesion të shërbimeve fondamentale të institucioneve shëndetësore kanë marrë dimensione shqetësuese, por dhe dëmtuese për aktivitetin normal të këtyre institucioneve.

Nuk është hera e parë që Kaceri ngre problemet që hasin pacientët në Spitalin e Shkodrës.

Për situatën e krijuar ka patur edhe më herët denoncime nga pacientet dhe bluzat e bardha, por drejtuesit e këtij institucioni i kanë hedhur poshtë, duke tentuar mbulimin e tyre.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE