Nisi rreth orës 13:00 ceremonia e varrimit të ekstremistit grek të vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas.

Kaçifas është përcjellë drejt banesës së fundit i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm!

Gjatë rrugës për në kishë, rreth 1500 nacionalistët grekë që kanë ardhur në Bularat kanë përdorur thirrje nacionaliste si “Vorio Epiri është Greqi”, “Vdekja e një trimi, nuk mund të quhet vdekje” dhe “Greqi, ti na drejton ne”, ndërsa arkëmorti ka kaluar nën flamurin grek në qendrën të fshatit.

Ritet mortore u drejtohan nga 9 priftërinj grek, ndërkohë që kortezhi gjatë rrugës për në kishë kishte në krye eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous.

Para zhvillimit të ceremonisë mortore të Kaçifas, ministria e Jashtme greke i ka bërë thirrje përfaqësuesve të sindikatave të tyre në Shqipëri që të ndërhyjnë tek autoritet shqiptare në mënyrë që ato të mos i pengojnë më mbështetasit e Kaçifas,

ndërsa këtyre të fundit u kanë bërë thirrje që të përmbahen dhe të tregojnë respekt. Mbi ngjarjen ka reaguar edhe Agimi i Artë, duke paralajmëruar se do të ketë një përgjigje për vrasjen e Kaçifas.

Artikulli paraprakPËRFUNDON REHABILITIMI I AKSIT SHKODËR-MURIQAN
Artikulli tjetërLABORATORI I HEROINËS NË HAS, BURG PËR TRE TË ARRESTUARIT, DY TË TJERË LIROHEN