Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është bërë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Mal të Zi.

Zgjedhja e akademikut Ismail Kadare për të qenë pjesë e këtij institucioni është bërë i ditur nga letra që presidenti i Akademisë, akademik Dragan K. Vukčević, i ka dërguar shkrimtarit Ismail Kadare.

Letra
Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Sinqerisht,
President
Akademik Dragan K. Vukčević