Vllaznia të shtunën ka një përballje të veshtirë përballe ekipit te Teutës në transfertë por tek kuqebluve, kjo ndeshje eshte vleresuar maksimalisht.

Në conferencen per shtyp para mediave, ka qene numri 19 i Vllaznise, Arlind Kalaja, i cili është shprehur optimist për një rezultat pozitiv në këtë përballje. Nga ana tjetër kalaja, ka ftuar tifozerinë shkodrane që ti mbështese ne dy perballjet e mbetura te kampionatit .

Arlind Kalaja, është një nga futbollistet kryesore te Vllaznisë në këtë sezon, nderkohe qe të shtunën në Durrës do te jete ne fushen e lojes qe nga minuta e parë, ku së bashku me lojtarët e tjerë të sulmit të Vllaznise, do të tentojnë jo vetem fitoren por edhe te largojnë këtë moment të keq që po kalon Vllaznia .

Artikulli paraprakLUFTA NDAJ KORRUPSIONIT, KRIJOHET FORUMI LOKAL
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË VELIPOJË, ARRESTOHET AUTORI