Një aksident “i çuditshëm” ka ndodhur në Kuçovë. Një automjet është përplasur me një kalë. Nga përplasja, ka pësuar dëmtime shoferi, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.07.2018, në Kuçovë, shtetasi V. B., vjeç 60, banues në Kuçovë, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Opel”, është përplasur me një kafshë (kalë), ku për pasojë drejtuesi i mjetit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim.

Artikulli paraprakSULM ME EKSPLOZIV NË DUKAGJIN, DËMTOHET NJË MAKINË
Artikulli tjetërMASHTRIM 135 MIJË EURO ME SHITJEN E APARTAMENTEVE, ARRESTOHEN DY NDËRTUES NË TIRANË