2-4 GUSHT MBAHET NË KALANË E ULQINIT AKTIVITETI TRADICIONAL. Me tre te ftuar special, nga Shqiperia, Mali I Zi dhe Kosova, per tre nete radhazi mbahet ne Ulqin Kalimera Poetike.

Ky aktivitet tradicional I ArtClub-it te Ulqinit, kete vit mbahet ne datat 2, 3 dhe 4 gusht. Sipas Haxhi Shabanit, njerit prej organizatoreve te Kalimeres Poetike, tregon per Star Plus, se te shtunen ne mbremje, ne oren 21:00, ne ambientet e Muzeut te Kalase se Ulqinit, eshte e ftuar poetja nga Shqiperia Luljeta Lleshanaku, e cila pervec performances se saj do te shoqerohet edhe me intermexo muzikore. Ne naten e dyte do te jte I ftuar shkrimtari malazez, autor I romanit “Teuta”, Mirash Martinoviq, ndersa ne naten e trete nje prej shkrimtareve kosovare me te njohur ne perendim, e sidomos ne Gjermani, Beqe Cufaj. Kalimera poetike vleresohet prej shume vitesh si ngjarja me e rendesishme letrare e shqiptareve ne Malin e Zi. Pergjithesisht Kalimera Poetike eshte mbajtur ne te njejten kohe me Panairin e Librit te Ulqinit, si dhe me Festivalin Skena Verore, por bllokimi i llogarive bankare te Komunes se Ulqinit, e cila eshte nder financueset kryesore te Festivalit, e ka vene seriozisht ne dyshim mbajtejn e ketij aktiviteti me tradite 26-vjecare.

 

 

 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/Oc874O3Cj38″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]