Një 63 vjeçar ka humbur jetën në Roskovec pas një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Kuman, ku ka gjetur vdekjen shtetasi Baki Shehu.

Ai ishte duke kaluar në rrugë kur është goditur nga një automjet, duke i shkaktuar vdekjen pak momente më vonë gjatë transportit për në spital. Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje ku kanë nisur hetimet për të sqaruar rastin.

Njoftimi i policisë:
Në datën 31.12.2018, rreth orës 13:15, në fshatin Kuman, Roskovec, shtetasi B.D, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Pezho” ka përplasur shtetasin këmbësor B.Sh, 63 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS MASA PËR NDËRRIMIN E VITEVE
Artikulli tjetërI KËRKUAR PËR VRASJE PREJ 30 VJETËSH, EKSTRADOHET NGA SHBA