Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të martë kallëzimin penal kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, padi të cilën e dorëzoi në tre prokurori, të Përgjithshem, të Krimeve të Rënda dhe organin e akuzës së Tiranës.

“Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani. Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”, shkuan Meta në rrjetin social Facebook teksa ka postuar edhe foto të dokumentit të padisë.

Në dokument, Meta thotë se e kallëzon Dvoranin për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë që në një akt mafioz siç ai është shprehur më herët publikisht, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN PASURI ME VLERË 200 MILION EURO
Artikulli tjetërNJË TJETËR I ARRESTUAR PËR TJETËRSIMIN E TOKAVE TEK KEPI I RODONIT