Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të marrë në pyetje tre zyrtarët e PD, dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për Çështjet Ligjore, Gazmend Bardhi,

pas padisë së ngritur nga Agron Xhafaj lidhur me përgjimin e publikuar prej tyre 3 ditë më parë.

Tre opozitarët janë thirrur për t’u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së enjte.

Ata do pyeten lidhur me publikimin e videopërgjimit ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese me kanabis drejt Italisë i cilësuar si bashkëpunëtori X.

Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin, duke deklaruar se sajuan videopërgjimin. Në kallëzimin e bërë në Prokurori, Xhafaj thotë se zëri që dëgjohet në audio nuk është i tij.

Kur kanë kaluar tre ditë nga furtuna e akuzave të opozitës në adresë të ministrit të Brendshëm, vëllai i tij, Agron Xhafaj iu është dorëzuar sot autoriteteve italiane për t’u përballur atje me vendimin e Gjykatës së Kasacionit që e ka dënuar atë me 7.2 vite burg për trafik droge.

Artikulli paraprakLUFTË MË THIKA, PLAGOSEN DY VËLLEZER
Artikulli tjetërPRESIDENTI ILIR META MBLEDH KËSHILLIN E SIGURISË KOMBËTARE