Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri padit në prokurorinë e Tiranës ish zyrtarin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe dy-ish koordinator projektesh.

Pas auditimit të kryer nga kjo Ministri, ekspertët kanë arritur në përfundimin se personat kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke shaktuar dëm në buxhetin e shtetit prej 21 mln euro.

Të paditur janë Ardian Alushi, ish Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve për projektin “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe” dhe ish-koordinarorët e projektit Klevis Biçaku dhe Albens Alite për periudhën Qershor 2015 – Tetor 2017.

Burimet thonë se nga audtiti rezulton se agjencia kombëatare e ujësjellës kanalizime ka shpenzuar të gjitha fondet por në terren nuk janë kryer as gjysma e punimeve, duke favorizuar kontraktorin, supervizorin apo subjekte të tjera me të cilët janë nënshkruar kontrata.

Në raportin e auditimit thuhet se ka patur rritje të kostove të punimeve civile, është ndryshuar formula e rregullimit të çmimit, janë paguar shpenzime ligjore, në kundërshtim me kërkesat e marrëveshjes së huasë, të pajustifikuara dhe të pa dokumentuara.

Shqipëria arriti të siguronte përmes huas me bankën japoneze 85 mln euro, nga të cilat 71 mln u dhanë për përmirsimin e të gjithë sistemit të Ujësjllësit për Tiranën e madhe,

por sipas auditit 70 mln euro janë disbursuar por punimet janë realizuar deri në 35 mln euro ndërsa pjesa tjetër është shpërdorur.