Në kalendarin e mjekëve që po përballojnë COVID-in janë hequr festat e fundjavat! Puna vijon si një ditë për ditë në dy spitalet COVID, për të përballuar “flamën botërore”, siç mjeku Tritan Kalo zgjedh ta quajë!

Duke i siguruar të gjithë, se puna po bëhen me shumë përkushtim, ai u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, por edhe të mos humbnin mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit të mjekëve.

Ai si jo pak herë, ka ironizuar edhe “protagonistët individual” të shfaqur në muajt e pandemisë.

“Kohë kovidiane….Fundjavë 5–6 Shtator 2020….Prej regjistrimit të rasteve të para të infektuara nga Sars-Cov2/Covid-19, në kalendarin e Mantelbardhëve e jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUT “Nënë Tereza”, janë hequr fundjavat dhe ditët e Festave…..Një ekip që përparësi të tij ka Punën,

Profesionalizmin dhe Përkushtimin, për t’i shërbyer mundësisht sa më mirë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”…..Puna e konceptuar dhe e zbatuar si një ekip i vetëm, ka dhënë, po jep dhe kurdoherë do të japë më shumë frute, në dallim me protagonizmin individual jo të rrallëshfaqur në këto muaj të Pandemisë….Jemi kurdoherë për ju në krye të misionit tonë fisnik….Nga të gjithë ju kërkojmë më shumë ndërgjegjësim e përkujdesje ndaj vetes,

si dhe kujdes ndaj të afërmve tuaj kudo dhe për çdo çast….nuku është aspak e vështirë dhe e pamundur zbatimi i rregullave të higjenës individuale, kolektive dhe të mjedisit ku gjallojmë, distancimi fizik kur është e mundur, si dhe mbajtja e maskave në mjediset e mbylluara ose aty ku ka grumbullime….kemi ende udhë për të bërë në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19,

ndaj KURRË mos e humbisni mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit tonë….kujdes e drojë po e vetëm po, panik jo e vetëm jo…ju duam dhe shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj të kurdokohshëm….Together forever”, shkruan Kalo.