Kalon për gjykim dosja e ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.
Gjyqtari i hetimeve paraprake Arben Micko kaloi për gjykim dosjen pavarësisht se gjyqtari kërkoi pushimin e çështjes.

Admir Thanza u shkarkua nga KPK në korrik 2018 gjatë procesit të vettingut, pasi nuk deklaroi dënimin në Itali për vjedhje.

Në dosjen e dërguar në Gjykatën e Tiranës për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve thuhej se ndër të tjera hetimi ka nisur pas seancës në KPK, ku është theksuar se Thanza ishte dënuar në Itali.

Ne vendim të formës së prerë të datës 20 nëntor 1999 te drejtesisë italiane thuhet se gjyqtari Thanza në bashkëpunim me shtetasit me iniciale E.A dhe A.Th mori rroba dhe produkte kozmetike në supermarketin Continente.

Për këtë ngjarje gjyqtari është arrestuar dhe më pas është gjykuar në gjendje të lirë.

Dënimi është konvertuar përfundimisht në 20 ditë heqje lirie dhe 100 mijë lireta gjobë, por më pas është pezulluar me kusht.

I pyetur për këtë fakt, ish gjyqtari ka thënë se është vërtetë i dënuar në Itali, por nuk ka pasur detyrim deklarimin e këtij vendimi.