DY TË RINJ SHQIPTARË KANË HUMBUR JETËN PAS RËNIES SË ZJARRIT. Dy të rinj shqiptarë një vajzë dhe një djalë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Angli.

Të rinjtë janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit që shpërtheu në kamionin ku ata ishin fshehur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së të mërkurës.Nga pozicioni që janë gjetur trupat tregon se ata janë përpjekur të dalin nga kamioni në momentin kur ka rënë zjarri, por ka qenë e pamundur. Trupat e viktimave, janë gjetur terësisht të karbonizuar.Ndërsa pritet që sot të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes së rëndë, behet me dije se vazja që ka mbetur e vdekur është nga Rrësheni, Erinda Kaçorri 22 vjeç dhe ishte nisur ilegalisht për tu bashkuar me bashkëshortin e saj, qe ndodhej në Angli.Ajo shoqërohej nga djali i dajës së burrit të saj, Rexh Myzyraj nga Kukësi, që po e ndihmonte për të mbërritur në destinacionin e tyre në Angli.