Një aksion i përbashkët i policisë italiane dhe asaj angleze është finalizuar me arrestimin e 8 personave, mes tyre edhe shqiptarë. Aksioni është zhvilluar nga prokuroria e Romës, policia italiane dhe policia angleze.

Grupi merrej me kalimin e klandestinëve shqiptarë nga Italia drejt Anglisë. Mediat italiane raportojnë se grupi kishte krijuar një urë të vërtetë mes Italisë dhe Anglisë, ku mundësohej kalimi i shqiptarëve në territorin britanik.

Nuk dihen ende detaje për identitetin e shqiptarëve të arrestuar.