Pronari i një pike këmbimi valutor është grabitur para tre ditësh tek Unaza e re, por policia ka heshtur, duke e fshehur ngjarjen e rëndë.

Teksa kambisti po dilte nga një garazh pranë shtëpisë së tij, e ka sulmuar një person i maskuar, i cili i ka marrë rreth 20 mijë euro nën kërcënimin e thikës.

Ne video shihet autori i cili largohet me vrap, pasi i kishte marrë shumën e madhe të parave.

Kambisti është përleshur me autorin, por nuk ke mundur të ndalojë grabitjen.

Autori kishte një thikë por për fat të mirë nuk e ka plagosur kambistin.
Pas ngjarjes, ai ka bërë denoncimin në polici për të zbuluar autorin e kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakDROGË DHE MIJËRA EURO NË SHTËPI, ARRESTOHEN DY SHQIPTARË NË ITALI
Artikulli tjetërZYRTARËT GJERMANË NË TIRANË: OPOZITA TË FUTET NË ZGJEDHJE, AKUZAT PËR VOTAT T’IA LERË DREJTËSISË