KRYEMINISTRI I BRITANISË ËSHTË ZOTUAR QË TË MARRË NË KONSIDERATË KËRKESAT. Kryeministri i rizgjedhur i Britanisë, Devid Kameron, ka hedhur poshtë çdo mundësi që të zhvillohet një tjetër referendum në Skoci për pavarësinë, por është zotuar t’i marrë në konsideratë kërkesat për më shumë të drejta të skocezëve, sidomos pas fitores plebishitare të nacionalistëve në zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar.

Gjatë një takimi me lideren e nacionalistëve skocezë, Nikola Stërxheon, Kameron tha se rezultati i referendumit, ku 55% e skocezëve votuan për të mos u shkëputur, ishte domethënës. “Aleks Salmond pati thënë se kjo ishte një mundësi që vjen një herë në një gjeneratë, ose edhe një herë në jetë, dhe unë jam dakord me këtë. Populli skocez vendosi që të qendrojë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe siç ka thënë vetë Nikola Stërxheon, nuk ka më referendum”. Megjithatë, përballë kërkesave të nacionalistëve për më shumë të drejta dhe vetëvendosje, Kameron, i cili fitoi befasisht zgjedhjet në Britani me shumicë absolute, premtoi se do t’i analizonte pretendimet, por nuk u zotua t’i aprovojë patjetër. Por edhe pse është dukur në sinkron me Kameron, Stërxheon tha që gjatë referendumit për qendrimin e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian, nëse Anglia votonte për t’u larguar dhe Skocia për të qendruar, kjo mund të detyronte palët të mbanin një tjetër referendum që do të vinte në provë bashkimin 300-vjeçar mes dy vendeve.

Artikulli paraprakZAEV PUBLIKON PËRGJIMIN QË FUNDOS “JANKULLOVSKËN”
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË TIRANË PËR TI PRISHUR PUNË PARTIZANIT