Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur Kamëz.

Një këmbësore është përplasur nga një makinë ndërsa që po kalonte rrugën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Skënderbej”.

Viktima me iniciale D.D., rreth 65 vjeçe, është përplasur nga Rezart Koleci.

“Në rrugën “Skënderbej” në Kamëz, mjeti me targë AA 598 DO, me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D.D., rreth 65 vjeçe,”-raporton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.