Rruget e Lezhes u pergjaken serish ne oret e para te mengjesit. Nje 78 vjecar nga Fshati Rrile i Lezhe ka mbetur i vdekur si pasoje e nje aksidenti te ndodhur ne aksin Lezhe – Milot, tek kryeqezimi i Rriles.

Viktima Zef Milloshi po udhetonte me bicikleten e tij teksa eshte perplasur nga nje Kamion, drejtuesi i seciles eshte ndaluar nga policia.

Viktima po lëvizte me biçikletë dhe në tentativë për të kaluar superstradën është përplasur nga një kamion që po lëvizte në drejtim të Lezhës dhe që drejtohej nga shtetasi me iniciale X.D, 50 vjeç nga Lushnja.

Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 78-vjeçarit, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e kamionit që shkaktoi aksidentim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Nga veprimet paraprake bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e mënjehërshme e rrugës nga drejtuesi i biçikletës, i cili siç duket e ka parë kamionin që po vinte me shpejtësi.

Superstrada Lezhë-Laç është një prej akseve më problematike për numrin e aksidenteve, pjesa më e madhe si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit.