Kamioni që theu murin ‘rikthehet’ te ambasada gjermane

Kamioni që theu murin e ambasadës gjermane në 2 korrik 1990, është rikthyer sot aty, por këtë herë përmes një instalacioni artistik. Përmes një ceremonie të veçantë, u përkujtua këtë të hënë shembja e murit të ambasadës gjermane nga rreth 40 qytetarë shqiptarë të cilët mbi një kamion “Skoda Liaz” thyen murin e dhe depërtuan në ambientet e brendshme të kësa ambasade. Pikërisht një instalacion i kamionit “Skoda Liaz”, një ide e aktivistëve të shoqërisë civile, Eljan Tanini, Gjergj Islami dhe Ana Pekmezi është e ekspozuar pranë ambasadës gjermane, ku morën pjesë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz. “Ishin ditë vërtetë dramatike ato të korrikut të vitit 1990”, u shpreh Ambasadorja Susanne Schütz dhe kujtoni më shumë se 3.000 shqiptarët të cilët rrezistuan për rreth dymbëdhjetë ditë në kushte të vështira në Ambasadën Gjermane. Më 12 korrik 1990, pas negociatave mes qeverisë federale dhe regjimit komunist të asaj kohe të gjithë u lejuan që të largohen për në Gjermani. Instalacioni artistik “Muri” përkujton jo vetëm këtë date historike, por transmeton tek brezat e rinj dëshirën e paetur të paraardhësve të tyre për liri dhe demokraci. Ambasada gjermane ishte hapur në Shqipëri 3 vite përpara ngjarjes, ekzaktësisht në vitin 1987, duke shënuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË PYLL ME PISHA ,FLAKËT PËRFSHIJNË 20 HA
Artikulli tjetërBURRI SHQIPTAR TENTON TË PËRDHUNOJË DY TURISTE ANGLEZE