Ka nisur në Dorking, në Anglinë jugperëndimore, kampionati i demonstrimit të forcës së burrave, duke mbajtur mbi shpinë një grua e duke kapërcyer një seri pengesash.

Konkurimi që praktikohet në disa vende të botës, si në Finlandë dhe Lituani, zhvillohet në fillim të muajit mars.


Ai konsiston në një garë të gjatë 253.5 m me pengesa, në të cilën konkurrentët duhet mbajnë në sup “gratë” e tyre duke kapërcyer pellgje uji dhe të tjera barriera.


Rregulli themelor i kampionatit, të regjistruar tashmë dhe në Librin e rekordeve Guinness, është se gruaja duhet të jetë mbi 17 vjeç (nuk ka nevojë sigurisht të jetë gruaja e burrit) dhe duhet të peshojë të paktën 49 kg.

Rënia në tokë e bashkëshortit përfshin një dënim prej 15 sekondash vonesë dhe ai që kalon i pari vijën e finishit, fiton një sasi birre, të barabartë me peshën e gruas së tij dhe natyrisht titullin prestigjioz të kampionit.


Kampionati i demonstrimit të forcës e ka origjinën në Mbretërinë e Bashkuar. Ai daton që prej kohës kur Vikingët pushtuan bregun verilindor të Anglisë, plaçkitën popullsinë lokale dhe rrëmbenin gratë.

Garat e vitit 2019 në Dorking, synojnë të dërgojnë një ekip atletësh për të konkurruar në kampionatin botëror që do të zhvillohet në Finlandë në muajin korrik.