Policia ka sekuestruar 32 kilogramë kannabis të fshehur brenda një automjetit tip “BMW X5”.

Në pranga e policisë kanë rënë 3 persona, të identifikuar si: Suel Çapuni, 27 vjeç; Aldo Pata, 25 vjeç dhe pronari i X5-sës, Ergis Kalemi, 31 vjeç.

Të tre të arrestuarit banues në Tepelenë, akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu në cilësinë e provave materiale u sekuestrua edhe automjeti tip BMW, brenda të cilit u gjet droga; një automjet tip Mercedes Benz dhe 5 aparatë telefonikë celularë.
Njoftimi i policisë:Sarandë

Forca e Ligjit në Territor godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Sarandë.Sekuestrohen rreth 32 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva.Në pranga 3 persona përgjegjës

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në vijim të punës hetimore për parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale

pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32 kilogramë.

Narkotikët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen:

S. Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë.

A. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje).

E. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).

U bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një automjet tip BMË
• një automjet tip Mercedes Benz
• 5 aparatë telefonikë celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.