Një 28 vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit pasi është kapur me 750 gram lëndë narkotike kanabis si dhe dy karmonedha 100 euro të cilat dyshohen se mund të jenë të falsifikuara.

Sipas policisë 28 vjeçari, banues në Tiranë, është arrestuar në kuadër të operacionit ”Palma” dhe me ndihmën edhe të komunitetit, ndërkohë operacioni është organizuar nga Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Falsifikimi i monedhave

Artikulli paraprakCIKLONI I FUQISHËM SHKAKTON 200 VIKTIMA, EVAKUOHEN 17 MIJË BANORË
Artikulli tjetërDHUNA NUK I NDAHET SUPERIORES, GODITET SULMUESI I TIRANËS