Pese  kilogramë kanabis janë gjetur brenda një kove e cila ishte e mbushur me reçel qershie. Droga do kalonte në Greqi dhe u gjet në autobusin e linjës Berat-Athinë.

Droga ndodhej në autobusin e linjës Berat-Athinë dhe në Kakavijë u sekuestruan 1.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e cila ishte e fshehur në një kovë me reçel.

“Menjëherë është njoftuar grupi hetimor, ku kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër,

ku nga veprimet e kryera rezultoi se sasia e lëndës narkotike dyshohet se është dërguar nga shtetasja Dashuri Çeremi, 55 vjeçe, banuese në Berat”, thuhet në njoftimin për mediat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.