Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë se lufta kundër kanabisit është në fazën përmbyllëse të saj.

Në një mëngjes pune me gazetarët në Velipojë, ku ndodhet për takimin dy ditor me ministrat e rinj, kreu i qeverisë ka thënë se fjalët e ambasadores së BE-së Vlahutin për luftën anti-kanabis kanë dalë nga konteksti.

Rama komentoi edhe gjendjen e bregdetit shqiptar në këtë sezon, duke premtuar se vitin që vjen do të bëhet më shumë në strukturimin e turizmit. Rama shtoi se pastrimi i bregdetit do të merret në dorë qeveria, pasi Bashkitë e kanë të pamundur për ta realizuar.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA NIS DITËN ME PLAZHIN E VELIPOJËS
Artikulli tjetërIRMA SHKATËRRON KARAIBET. URAGANI ME FUQI MAKSIMALE DREJT FLORIDËS