Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Ded Plepi, 63 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i territorit në fshatin Kroni i Madh, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar :

5 parcela me gjithsej 496 rrënjë bimë narkotike, ku shtetasi Ded Plepi është kapur në afërsi të njërës nga parcelat dhe dyshohet si autor i kultivimit të këtyre parcelave. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

PUBLICITET