Lufta ndaj kanabis sativës, ka sjellë task forcën e ministrisë së brendshme ne Shkodër.

Në një takim me dyer të mbyllura në prefekturën e Shkodrës, drejtues të pushtetit vendor, policisë së shkodrës, përfaqësues të ministrisë së brendshme kanë diskutuar në lidhje me luftën ndaj kanabis sativës. Prefekti i Qarkut të Shkodrës, në një intervsitë për mediat ka vleresuar këtë takim i cili synon që të nxjerrë Qarkun e Shkodrës nga harta e vendeve të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga ana tjetër, prefekti Radovani nga ana tjetër, është shprehur se nuk janë faktorët ekonomikë që ndikojnë në mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit, por rritja e kriminalitetit dhe krimit të organizuar. Qarku i Shkodrës është rënditur në krye të listës së qarqeve që kultivojnë kanabis, ndërkohe që tashmë polciia, poshtetit vendor, me asistëncen edhe të OSBE, po hartyojnë planet konkrete ne menyre qe ky fenomen të zhduket njëherë e mirë nga ky qark.