Prej orës 07:00 ka nisur dita e dytë e operacionit masiv antikanabis në zonën e Dukagjinit. Policia e Shkodrës njofton se operacioni sot do të shtrihet në fshatrat Kasnec,Mgullë, Xhan, Poq dhe Kir të njësisë administrative Pult. ”Deri tani janë evidentuar 34 parcela me 3.780 bimë. Në terren veprojnë 400 forca policore të ndara në 25 grupe pune.

Në operacion veprojnë forcat speciale Renea, Fnsh-të dhe policia lokale Shkodër. Operacioni drejtohet nga Drejtori i FLO dhe Drejtori i Policisë Shkodër. Forcat gjatë natës janë dislokuar në zonën e Pogut” thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme blutë kanë shkatërruar 173 parcela me 32.676 bimë kanabis në territorin e fshatrave Plan,Gjurë,Kujë dhe Temal.Dita e parë e operacionit të forcave të policisë në zonën e Dukagjinit në Shkodër është përmbyllur me mijëra bimë kanabis të asgjesuara dhe arsenal armësh të sekuestruar. Blutë bëjnë me dije se janë shkatërruar 173 parcela me 32.676 bimë kanabis në territorin e fshatrave Plan,Gjurë,Kujë dhe Temal. Forcat e Policisë kanë operuar në një terren mjaft të vështirë, të pyllëzuar dhe shumë të thepisur. Gjatë operacionit antikanabis, blutë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një arsenal armësh dhe municionesh. Ato u zbuluan në një shpellë të përshtatur për të qëndruar. “Armët ishin të fshehura brenda shpellës në një mur të ndërtuar me gur.U gjetën afër vendit ku është qëlluar me armë helikopteri i Policisë vitin e kaluar gjatë operacionit antikanabis” thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakDukagjin-Shkodër. Përfundon dita e parë e operacionit antikanabis.
Artikulli tjetërShkoder, arrestohet një shtetas për lëndë narkotike.