“Tolerenca zero ndaj kultivimit të bimëve narkotike”. Kjo është porosia e drejtorit të policisë vendore të Shkodrës Vehbi Bushati i cili foli gjatë një takimi të Task Forcës për masat e marra kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike

Prokurorja e prokurorisë së rrethit Shkodër Edlira Cufi deklaroi se nisur nga rastet që shkojnë te organi i akuzës rastet e të proceduarve për kultivimin e bimëve narkotike kanë rënë në mënyrë drastike.

Sipas prokurores kanabisi mund të minimizohet por është e pamundur për ta zhdukur

Gjatë 2018-ës ndër problematikat e hasura janë zonat e thella malore të Dukagjinit por jo vetëm që kanë vështirësi për shkak të terrenit të thyer. Vitin e kaluar sipas raportit janë proceduar 46 persona,

25 të shpallur në kërkim dhe 16 ndiqen në gjendje të lirë prej të cilëve 4 kryetar fshatrash dhe një specialist ujësjellësi.

Artikulli paraprak“KOSOVA”, META KËRKON MË SHUMË VËMENDJE NGA ADMINISTRATA AMERIKANE
Artikulli tjetërPREFEKTI: KANABISIN TA LUFTOJMË NË EMBRION