Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, përcolli nga Tirana vlerësimin e Bashkimit Europian sa i takon luftës ndaj drogës. Duke e cilësuar kanabisin një çështje mjaft serioze, Knut Fleckenstein, tha se janë në pritje të raportit nga Italia lidhur me fluturimet e kryera në Shqipëri, por nënvizoi se BE kërkon në këtë drejtim jo vetëm vullnet të mirë por rezultate.

Knut Fleckenstein:“Do të presim dhe raportin që do të na sjellin kolegët tanë italianë që në fakt kanë fluturime që bëjnë mbi Shqipërinë dhe do të na tregojnë se cila është situata në vend në sajë të këtyre flutrimeve në Shqipëri.Por është vërtetë çështje serioze dhe ajo që duam të shikojmë ne është jo vetëm vullneti i mirë sa i përket kësaj çështje por edhe që vërtetë do të bëhet punë për të pasur një situatë më të mirë në të ardhmen”.

I pyetur nëse BE ka kushte shtesë për çeljen e negociatave me Shqipërinë, eurodeputeti tha se nuk konstaton diçka të tillë dhe nuk do të ishte e drejtë të kishte.

Knut Fleckenstein: “Për sa i përket të parës unë nuk shoh ndonjë kusht shtesë. Ne gjithnjë kemi folur në lidhje me zgjedhjet dhe 5 prioritetet kyçe dhe faktin se ato duhet të zbatohen. Nuk do të ishte e drejtë të kishte kushte të tjera shtesë apo të shtoheshin kushte të tjera për çeljen e negociatave”.

Artikulli paraprakURAGANI “MARIA” SHKATËRRON ISHULLIN E DOMINIKËS
Artikulli tjetërMINISTRJA E SHËNDETËSISË: BRENDA 100 DITËVE ÇLIROJMË TERRITORIN E SPITALEVE