Fenomeni i kultivimit te lendeve narkotike ka mbledhur bashke ,drejtues te bashkive, policise se shtetit dhe strukturave te tjera lokale u mblodhen nga Prefekti ne angazhimin per te parandaluar kultivimin e ketij fenomeni.

Ne takimin, Drejtori i Policise Vendore ne Lezhe Ferdinand Mara, e ku ishte i pranishem edhe Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, tha se deri në fillim te vitit 2017, Lezha ishte një zone me risk te larte ndaj edhe duhet punuar shume.

Ky fenomen i droges ka deportuar deri ne shkolla, e kjo deklarate vjen nga kreu i Bashkise Kurbin Artur Bardhi dhe drejtori i arsimit ne Lezhe Bardhok Lulaj. Ndersa Kryeprokurori i Kurbinit Zeqir Hoda shkoj me tej duke thene se ambjentet e shkollave jane rrezik per magazimin e lendes narkotike.

Per kryetarin e Bashkisë Lezhe Fran Frrokaj problemi eshte i zgjidhshem dhe ai beri kalkulimet e tij duke përmenduar emrat e drejtuesve qe e kane ne dorë mbylljen e këtij fenomeni.

Gjate vitit 2017 në qarkun e Lezhes jane identifikuar 30 raste te kultivimit te narkotikeve ku jane asgjesuar 7397 bime, ndersa gjate vitit 2016 jane identifikuar 126 raste qe kane sjelle asgjesimin e 121 023 bime narkotike, shifra keto te bera publike nga Dr i Policise se Lezhes Ferdinand Mara.

Artikulli paraprakDAJC, BANORËT TË DËSHPERUAR NGA PËRMBYTJET
Artikulli tjetërKËTË MUAJ KONTROLLE NE PYJE