Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 42 vite 5 muaj burg 10 persona të akuzuar si kultivues të bimëve narkotike canabis sattiva, 8 të tjerë janë dënuar me 28 vite e 8 muaj burg

por janë lënë të lirë me kushtin që për 4 vite të mos kryejnë vepër penale ndërsa një tjetër është shpallur i pafajshëm dhe për një tjetër shtetas është pushuar çështja pasi është ndarë nga jeta. Për 7 persona të tjerë vijon gjykimi në apel.

Më 27 shkurt të 2017-ës u arrestuan 27 shtetas të dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike në Dukagjin.

Në total sipas vendimit të mëparshëm të gjykatës së shkallës së parë janë 31.386 rrënjë canabis të asgjesuara nga policia e Shkodrës në 166 parcela gjithsejt pëmes 28 aksioneve të ndryshme gjatë periudhës 28 qershor-28 shtator 2016.

Para arrestimit për disa muaj me radhë këta persona që u dënuan janë përgjuar nga prokuroria dhe policia dhe më pas është vepruar përmes kontrolleve në terren duke gjetur edhe parcelat me drogë në Dukagjin.

Në këtë mënyrë shtetasi Gjin Lushi, me detyrë kryeplak i fshatit Xhan në njësinë Pult është dënuar me 5 vite burg, Dritan Lisaj me detyrë kryeplak i fshatit Mgullë në njësinë Pult është dënuar me 4 vite burg,

Fatmir Ara, Gëzim Çakaj, Emiljan Qefataj, Rinaldi Qeftaj, Pllumb Shpati, Luvigj Shpati, Benard Bungaja, dhe Nikë Bashi janë dënuar me nga 4 vite secili.

Shtetasit Llesh Qeftaj, Nikë Qeftaj dhe Mark Bashi janë dënuar me 4 vite burg por janë lënë të lirë me kusht që për 3 vitet e ardhshme të mos kryejnë vepër penale. Shtetasit e tjerë Gjon Ndresaj,

Mentor Bungaja, Gjovalin Gavrilaj, Ndoc Papshaj dhe Ndok Bregu janë dënuar me 3.4 vite burg me kusht që 3 prej tyre për 4 vite të mos kryejnë vepër penale dhe dy të tjerë e kanë këtë kusht për dy vite.

Apeli në Shkodër shpalli të pafajshëm shtetasin Dedë Koçeku ndërsa është pushuar çështja për Angjelin Shkambin i cili u vra me 17 dhjetor të vitit të kaluar dhe një prej pistave të kësaj vrasjeje është edhe një borxh për shkak të pazareve të drogës.

Për 7 shtetas të tjerë do të nisin seancat gjyqësore në gjykatën e apelit. Bëhet fjalë për shtetasin Ardian Loci me detyrë shofer tek FNSH-ja e Shkodrës dhe shtetasit Nikë Lami, Alfred Rripaj, Pal Dushku, Pllumb Dushku, Gjokë Gjergji dhe Gjon Kodraj.

Në përgjimet që kanë personat që u dënuan nga gjykata e apelit dhe të tjerët që janë në gjykim në disa raste bashkëpunonin për të shitur kilogramët e canabisit pasi e prodhonin ose ndihmonin njëri-tjetrin në ruajtjen e parcelave.

Gjatë bisedave këshillonin njëri-tjetrin që në disa raste të qëllonin me armë ndaj policisë kur efektivët shkonin për të asgjesuar parcelat apo kishin dyshime për dekonspirim mes njëri-tjetrit.

Në ndonjë moment për shkak të lidhjeve që pretendonin se kishin me policinë jepnin siguri se parcelat e tyre s’do asgjesoheshin nga efektivët.

Pas hetimit disa mujor dhe më pas asgjesimit të 166 parcelave me gati 32 mijë rrënjë cannabis sativa gjykata e apelit në Shkodër përmes formës së prerë dënoi 42 vite 10 shtetas dhe 28 vite 8 të tjerë duke i lënë të lirë me kushtin që të për 4-5 vite të mos kryejnë vepër penale.

1.Angjelin Shkambi – Pushohet çështja
2.Dedë Koçeku – I pafajshëm
3.Gjin Lushi – 5 vite burgim
4.Dritan Lisaj – 4 vite burgim
5.Fatmir Ara – 4 vite burgim
6.Gëzim Çakaj – 4 vite burgim
7.Emiljan Qeftaj 4 vite burgim
8.Rinaldi Qeftaj 4 vite burgim
9. Pllumb Shpati 5 vjet e 4 muaj
10.Luvigj Shpati 4 vite burgim
11.Benard Bungaja 4 vite burgim
12.Nikë Bashi 4 vite burgim
13.Llesh Qeftaj 4 vite i dënuar me kusht që për 3 vite të mos kryej vepër penale
14.Nikë Qeftaj 4 vite i dënuar me kusht që për 3 vite të mos kryej vepër penale
15.Mark Bashi 4 vite i dënuar me kusht që për 3 vite të mos kryej vepër penale
16.Gjon Ndresaj – dënohet me 3.4 vite me kusht që për 4 vite të mos kryej vepër penale
17.Mentor Bungaja dënohet me 3.4 vite me kusht që për 5 vite të mos kryej vepër penale
18.Gjovalin Gavrilaj dënohet me 3.4 vite me kusht që për 5 vite të mos kryej vepër penale
19.Ndoc Papshaj dënohet me 3.4 vite me kusht që për 4 vite të mos kryej vepër penale
20.Ndok Bregu dënohet me 3.4 vite me kusht që për 4 vite të mos kryej vepër penale
Vazhdon gjykimit në gjykatën e apelit për shtetasit:
1.Ardian Loci
2.Nikë Lami
3.Alfred Rripaj
4.Pal Dushku
5.Pllumb Dushku
6.Gjokë Gjergji
7.Gjon Kodraj

Në total të dënuar 10 persona 42 vite e 5 muaj burg

8 persona të dënuar me 28 vite e 8 muaj me kusht që të mos kryejnë vepër penale për 4-5 vite

7 persona vijon gjykimi në apel

1 person pushohet çështja, 1 person i pafajshëm

Në total 31.386 rrënjë të asgjesuara në 166 parcela në 28 aksione policie në periudhën 28 qershor -28 shtator 2016

 

Artikulli paraprakANTARKTIDA DO TË ZHDUKEJ ME DY GRADË MË TEPËR
Artikulli tjetërHIPOTEKA, PROKURORIA: DREJTORI LEKA MERRTE 5 MIJË EURO