Në kuadër të muajit kunder kancerit të gjirit Drejtoria e Shëndëtit publik në Shkodër në bashkëpunim dhe me partner të tjere lokal organizuan sot në pedonalen “Kolë Idromeno” një aktivitet sensibilizues.

Ekipi i Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor në Shkodër ka shpjeguar faktorët e riskut dhe mënyrën e parandalimit të kësaj sëmundjeje, duke shpërndarë njëkohësisht edhe disa broshura me informacione të rëndësishme për të gjithë qytetarët.

Nëndrejtoresha e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër Lindita Haxhija tha se gjatë muajit tetor ndër 500 depistime me mamografi janë konstatuar 5 raste pozizitive me kancerin e gjirit.

Haxhija duke dhënë një mesazh sensibilizues, ftoi gratë dhe vajzat pjesëmarrëse të bëjnë ekzaminimin falas në aparatin e mamogarfisë.

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.

Artikulli paraprakTHATËSIRA NË SHKODËR, SHTERROJNË EDHE PUSET
Artikulli tjetërGOLEM, MBETURINAT DALIN JASHTË KONTROLLIT