Ora 24:00 e të hënës ishte afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkish dhe antarëve të këshillave bashkiak për zgjedhjet e 30 Qershorit.

PD dhe LSI, nuk kane dërguar asnjë emër në KQZ duke përligjur premtimin për mos marrje pjesë në zgjedhje.

Nuk ka asnjë surprizë nga lista e dorëzuar prej subjektit politik, Partia Socialiste. Por risia qëndron tek numri kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak, Tiranë, i cili ka 61 anëtarë, por në KQZ është depozituar një listë me 88 emra.

Në këtë listë ku janë përfshirë shumica e Zv. Ministrave të qeverisë Rama, ndërsa të përzgjedhurit e PS janë edhe disa emra të njohur duke nisur nga mjeku Orion Glozheni, akademiku Adrian Civici si dhe ish futbollisti Redi Jupi dhe aktori i portokalli-së Gazmend Paja.

Bindja demokratike futet në garën e 30 qershorit në 25 bashki. Bindja ka zgjedhur si sfidant të Erjon Veliajt në Tiranë violinistin Arben Skënderi, ndërsa në Durrës kandidon pedagogen Valbona Sokollari dhe në Korçë ish kryetarin e këshilltarëve bashkiake të PD-së në Tiranë, Leonard Olli.

Në Dibër bindja demokratike ka zgjedhur si kandidat Shkëlzen Qokën, ish drejtues i degës së PD në këtë qytet. Sfidën e fortë të Lezhës, bindja ia ka besuar një emri të njohur si Salvador Kacaj, ish kreu komunës Shëngjinit, votuar nën siglën e PD dhe PDK.

Në garën e 30 Qershorit futen në garë edhe 7 kandidatë të pavarur në Kurbin, Klos, Berat, Devoll e Sarandë. Fredi Bejleri kandidon nën emrin Dhionisios Beleri. Ai është një emër jo i panjohur për jugun e Shqipërisë nga radhët e minoritetit grek.

Kryetari aktual i bashkisë Finiq nga partia MEGA , Leonidha Hristo do të kandidojë si i pavarur.