Komisioni për Çështjet Ligjore i Parlamentit Europian refuzoi sot kandidatët hungarez dhe rumun për Komisionin e ardhshëm Europian për shkak të dyshimeve për konflikt interesi.
”Dy komisionerët nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre për shkak të konfliktit të interesit”, deklaroi Jaume Dauch, zëdhënëse e PE.

“Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, përmes një letre do duhet të pyesë Presidenten Ursula von der Leyen për hapat e mëtejshëm ajo synon të ndërmarrë”, tha zëdhënësja e ekzekutivit të komunitetit, Mina Andreeva, duke saktësuar se letra “duhet të përmbajë gjithashtu rekomandimet e Komitetit”.

Lista e komisionerëve të zgjedhur për ekzekutivin e ri evropian kishte emra të diskutueshëm, duke filluar nga ish-ministri hungarez i drejtësisë, Laszlo Trocsanyi, i caktuar për zgjerimin dhe politikat e fqinjësisë. I njohur si një mbrojtës i ashpër i shtetit iliberal të Viktor Orban, ai mbrojti ligjet e diskutueshme kundër migrantëve dhe anti-OJQ-ve, siç është ai me titullin STOP Soros.

Rovana Plumb, komisionere për transportin, ishte në qendër te një hetimi nga departamenti kombëtar kundër korrupsionit. Ajo u akuzua se kishte iniciuar dhe promovuar vendimin e qeverisë për transferimin e paligjshëm të një ishulli Danub në administratën e këshillit Teleorman, i cili e shiti atë tek kompanitë private.

Sylvie Goulard, e zgjedhur Komisionere për tregun e brendshëm, kohët e fundit rimbursoi 45,000 euro në Parlamentin Evropian pas një hetimi në llogarinë e saj duke e akuzuar atë se punësonte asistentët e saj në mënyrë jo të duhur gjatë kohës së saj si eurodeputete. Për shkak të këtij hetimi, ajo dha dorëheqjen si Ministre e Mbrojtjes në vitin 2017.

Joseph Borell, I zgjedhur Komisioner për punët e jashtme, u detyrua të hiqte dorë nga presidenca e Institutit të Universitetit Evropian pas akuzave për konflikt interesi. Ai është i njohur për gjuhën e tij jo diplomatike dhe për ngjalljen e zemërimit të katalanasve të pavarur me disa nga deklaratat e tij.

Janusz Wojciechowski, komisioner për agrokulturën, i është nënshtruar një hetimi nga Zyra Evropiane e Anti-Mashtrimit (OLAF) për parregullsi që lidhen me rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Artikulli paraprakGJENDEN TË NGORDHUR SHTATË ELEFANTË, DYSHOHET SE I HELMUAN FSHATARËT
Artikulli tjetërSTUHIA GODET EVROPËN QENDRORE, NJË 14-VJEÇARE NDËRRON JETË NË SLLOVAKI