Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës Romeo Gurakuqi, zgjodhi lagjen “Tom Kola” të Shkodrës për të vijuar takimet me qytetarët dhe biznesin e vogël.

Pasi u njoh me problematikat e grupseksionit Nr.3, Gurakuqi ofroi alternativat e PD-së për një qeverisje të bazuar në rritjen ekonomike. Kandidati Gurakuqi u bëri thirrje qytetarëve shkodranë që të shprehin lirisht vullnetin e tyre më 25 qershor. Prej disa ditësh kandidatët e Partisë Demokratike në Shkodër kanë nisur takimet me qytetarët dhe pronarët e bizneseve për t’iu ofruar si alternativë programin e së djathtës. Premtimet e Partisë Demokratike në këtë fushatë elektorale përfshijnë mbështetje për të gjitha shtresat me qëllim kryesor rritjen ekonomike të vendit.