Pas Altin Dumanit dhe Arben Krajës, i fundit që ka prezantuar platformën ka qenë kandidati Edvin Kondili. Ai e ka vendosur theksin hetimet pasurore dhe proaktive. “Do të jap kontribut për krijimin sa më shpejt të BKH, është pjesë e pandashme e SPAK. Vetëm duke u krijuar sa më shpejt kjo, atëherë SPAK do të ketë mundësi të funksionojë në mënyrë totale dhe të realizojë pritshmëritë.

Një tjetër objektiv është garantimi total i pavarësisë së prokurorëve. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e prokurorit. Objekt tjetër është shpejtësia në hetime. Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Hetimet do të bëhen me plane të qarta e afate. Uniteti puna në skuadër dhe harmonia mes hetuesve objektiv i imi. Hetimet proaktive duhet të kenë përparësi.

Publiku pret rezultate nga ne. Hetimet financiare e pasurore do te kenë përparësi. Hetimi pasuror nuk duhet të jenë hetime të dorës së dytë. Hetimi pasuror çrrënjos strukturat e grupet kriminale duke i goditur asetet. Puna ne grup, një qëllim të përbashkët e gjithë SPAK-ut. Aplikimi i hetimeve proactive për hetime pasurore.

Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe eshte detyra jone paresore te vijme ne pirtshmerine e tij. Bashkepunimi me agjensite te tjera ligjizbatuese me rendesi te vecante: efektiv, ne kohe sa me te shkurter dhe me mjetet te pershtatshme per cdo ceshtje. Marredhenia me publikun është shumë e rendesishme dhe bashkepunuese sigurisht pa cenuar sekretin hetimor” tha ai.

Artikulli paraprakRAMA: NË SHBA BYROJA E HETIMIT E MBYLL PORTALIN PA VENDIM GJYKATE, POR NDËRKOMBËTARËT NA THANË TË MOS MARRIM KËTO MODELE
Artikulli tjetërRAMA KOMENTON PROTESTËN E GAZETARËVE: ATA JANË SHKELËS TË SE DREJTËS, NËSE DO JETONIN NË GJERMANI DO ISHIN ME BORXHE!