DUKE PREKUR NGA AFËR ZONËN KANDIDATI I PS TREGON PROBLEMET E MËDHA. Dy prej fshatrave më të rëndësishëm të komunës Bushat, fshati Kukël dhe Barbullush janë persekutuar politikisht nga kreu i kësaj komune Zef Hila. Ky është konkluzioni i kandidatit të PS për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi i cili ka shkelur në këto dy fshatra duke evidentuar problematika të mëdha.

Kanalet kulluese nuk janë pastruar prej 25 vitesh. Por këto investime sipas kandidatit Lleshi bashkë me taksat e qytetarëve kanë përfunduar jo aty ku duhet por në ndërtesa e biznese private të kundërshtarit politik. Këto vëzhgime do të vijojnë sërish për të treguar dhe bindur qytetarët e Bashkisë së re të Vau Dejësit se ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të votuar Gjokë Lleshin si alternative më e mirë për të ardhmen e tyre.

Artikulli paraprak“LORO BORIÇI”, FILLON PROCESI I BETONIZIMIT TË TRIBUNËS
Artikulli tjetërMINISTRI ILIR BEQJA VIZITE NË PIKAT TURISTIKE MALORE