STAKA: VAZHDON PROÇESI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT Ndryshimet ne ligjin per “Sigurimet Shoqerore” qe hyne ne fuqi ne janar te ketij viti sollen perfitime edhe per kategorite jokontribuese.

Dorezimet e dokumentacionit per perfitimin e pensionit social kane filluar e po vazhdojne edhe ne qytetin e Shkodres, nderkaq ka filluar edhe vjelja e perfimeve. Pensioni social eshte nje perfitim qe i jepet cdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshen 70 vjec, eshte me qendrim te perhershem ne Shqiperi te pakten per pese vitet e fundit, nuk ploteson kushtet per asnje lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqerore dhe nuk ka te ardhura ose te ardhurat, qe perfiton nga cdo burim tjeter, jane me te uleta se te ardhurat qe jep pensioni social.