Kanë kanosur një përson më armë gjahu por janë proceduar nga policia.

Një person është arrestuar në flagrancë dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë pasi kanë kanosur më armë gjahu për motive të dobëta shtetasin A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.

Ja njofitmi i plotë i policisë
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Sekuestrohet një armë gjahu, fishekë dhe dorezë përforcuese grushti.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:• B. Q, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për vëllain e tij, shtetasin A.Q. 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive të dobëta kanë kanosur më armë gjahu shtetasin A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të proceduar penalisht janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale materiale:
• armë gjahu tip Shotgan;• 20 fishekë çifte;• thikë ;• dorezë përforcuese grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kansoja” në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “parashikuar në nenet 84, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Artikulli paraprak“NA BASHKOI SKËNDERBEU”, ARTISTËT SHQIPTARË NË TEATRIN E ROMËS
Artikulli tjetërGJENDET PESHKATARI I ZHDUKUR