Policia e Bulqizës ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili kanosi për motive të dobëta një shtetas, si dhe gjatë ndërhyrjes së policisë për parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, kundërshton dhe godet punonjësin e policisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në pranga u vu Rruzhdi Rushiti 24 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Sh.H, 61 vjeç, ka shkuar tek banesa e këtij të fundit, duke e kanosur me fjalë dhe ka goditur dyert e banesës .

Gjatë ndërhyrjes nga ana e shërbimeve të policisë për parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, shtetasit Rr.Rushiti, ka goditur dhe kundërshtuar edhe punonjësin e policisë”.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Kanosja”, “Dhunim banese”, parashikuar nga nenet 236, 84, 112 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHBA ARRESTON 150 PERSONA, MES TYRE EDHE SHQIPTARË
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI I DROGËS, I NJOHUR PËR 2 TATUAZHE