Policia ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar që ka kanosur me armë tre punonjës të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Bashkisë së Bulqizës, si dhe disa punëtorë të një firme private në malin e fshatit Dushaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës për shkak të një konflikti pronësie.

Bajram Disha, banues në fshatin Dushaj, kanosi me armë shtetasit me iniciale Y.B., R.D., K.Ll., dhe sapo ka parë shërbimet e policisë, duke përfituar edhe nga malësia e terreni, është larguar me shpejtësi.

Gjatë konfliktit, njëri prej tyre ka qëlluar me armë por nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar. Uniformat blu po vijojnë punën për arrestimin e Dishës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për vepër penale “Kanosja serioze për jetën”, “Mbajtja pa leje të armëve dhe munateve luftatake”.