Për rreth tre orë opozita dhe mbështetësit e saj protestuan në Tiranë kundër qeverisë. Ndryshe nga herët e tjera protesta u shtri në një pjesë të madhe të qendrës së Tiranës. Nga Kryeministria, tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tek parlamenti e më tej tek Policia e Tiranës, protestuesit mbushën rrugët me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Shiu dhe errësira pamundësuan një pamje të qartë të asaj që po ndodhte tek parlamenti, ku u ndalën më shumë protestuesit. Aty ku me sa duket u pa dhe revolta më e madhe e protestuesve që hodhën gurë, sende të forta e mjete piroteknike por pa tentuar të hynin në oborrin e parlamentit.

Objektivi i LSA ka kapur disa nga momentet më të forta, kur protestuesit kanë hequr gardhin metalik dhe vazhdimisht hedhin sende në drejtim të parlamentit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri