128 kilogramë marijuanë u kap nga policia në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa në pranga ra një shtetas i Shqipërisë i moshës 49 vjeç i cili drejtonte makinën ku u gjet droga.

Lënda narkotike u kap në rrugën periferike Agia Nikola – Filat, në vendin e quajtur Mavroneri, Igumenicë. Makina ishte duke kaluar përmes kufirit të gjelbër, kur u zbulua nga autoritetet.

Brenda saj u gjetën 127 kg 900 gram marijuanë, 350 euro dhe 1 celular.
Nga fillimi i vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria