Gjatë një kontrolli të automjeteve në autostradën gjermane “A3” në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë. Sipas përllogaritjeve, vlera e kokainës arrin në 1.1 mln euro

Droga ishte instaluar në mënyrë profesionale dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të veturës, ka njoftuar të premten prokurori në Ellëangen dhe policia kriminale në Aalen.

Autoritetet prej kohësh kanë patur nën vëzhgim një 30-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet të ishte pjesë e një grupi trafikantësh në zonën e Aelen në Gjermani.

Në bashkëpunim me kolegët bavarez të policisë së trafikut në Aschaffenburg, vetura e personit ishte ndaluar qëllimshëm dhe me objektiv gjatë ditës së mërkurë në autostradën A3.

30-vjeçari thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen. Ai është arrestuar dhe të enjten ndaj tij është lëshuar ​​një urdhërarrest.

Në rrethinën e Ludëigshafenit, ai ishte lajmëruar me identitet të rremë. Shqiptari ka qenë anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë.

Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, tashmë ishin arrestuar në shtator. Pas arrestimit ata janë mbajtur në paraburgim.