Një tjetër sasi e madhe kokaine është kapur në Maltë një pjesë e secilës kishte destinacion Shqipërinë.

Sipas autoriteteve të Maltës bëhet e ditur se sasia e kokainës është 144 kg e cila nëse do të shitej në treg do të arrinte vlerën e 16 milion eurove .

Droga ishte fshehur brenda tre kontenjerëve dhe u zbulua të shtunën në portin “Freeport” të Maltës. Në vetëm dy javë kjo është hera e katërt që kapen sasi të mëdha kokaine në këtë port.

Sipas mediave në Maltë dy prej kontinjerëve kishin si destinacion portin e Durrësit, ndërsa kontinjeri i tretë ishte për në Malin e Zi.

Kontinjerët që ishin nisur drejt Shqipërisë mbante 40 pako kokaine me peshë 48 kg, ndërsa në kontenjerin që ishte nisur për në Malin e Zi ndodheshin 80 pako kokaine me peshë 96 kg .

Kujtojmë se një sasi tjetër e madhe kokaine u kap në këtë port 6 ditë më parë e cila gjithashtu kishte destinacion portin e Durrësit.

Artikulli paraprakBIE NGA LARTËSIA DHE LËNDON KËMBËN, POLICIA NXJERR 42-VJEÇARIN TE SHPELLA E PËLLUMBASIT
Artikulli tjetërGRABITJA NË RINAS POLICIA ARRESTON 4 PERSONA