Dy gra, të denoncuara si të zhdukura nga shtëpitë e tyre, janë kapur në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Dy gratë, njëra nga Dibra dhe tjetra nga Vlora, janë dorëzuar te të afërmit e tyre.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 04.10.2018, në SPK Morinë, në hyrje, u bllokua dhe iu dorëzua familjarëve shtetasja M. N., vjeçe 32, banuese në Dibër, pasi është shpallur në kërkim për largimin nga banesa. Veprimet do t’i kryej DVP Dibër.

Më datë 04.10.2018, në SPK Morinë, në dalje, u bllokua dhe iu dorëzua familjarëve shtetasja në kërkim P. N., vjeçe 32, banuese Vlorë, për largimin nga banesa. Veprimet do t’i kryej DVP Vlorë.