Eshtë sekuestruar një sasi prej 2 kilogramë drogë e dyshuar si Kokainë tek ura e Dajlanit në Durrës.Sipas policisë në pranga kanë rënë dy persona.

Droga ishte fshur në kroskotin e makinës me të cilen po udhëtoniin dy të arrestuarit.
Në pranga kanë rënë Taulanat Lala dhe Adnand Bufi. Ndërkohë hetimet vazhdojnë.

Ja njoftimi i plotë i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Menaxheri”.
Pjesën e Airbag të automjetit e kishin përshtatur për të vendosur lëndën narkotike Kokainë.
Sekuestrohet 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacion policor të koduar”Menaxheri”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:• Taulant Lala 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
• Adnand Bufi 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës pas vëzhgimit të personave të
lartpërmendur, të cilët udhëtonin me një mjet tip BMW, ( T.Lala – drejtues dhe A.Bufi – pasagjer ) , në afësi të vendit të quajtur “Ura e Dajlanit” kanë dalë nga mjeti.

Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë.Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag.

Gjatë kqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plasmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik ” parashikuar në nenet 283/2 dhe 242 të Kodit Penal.