Një sasi e madhe droge është kapur gjatë natës në Italia.

Në pranga është vënë një shqiptar, i cili mësohet se e kishte lënë sasinë e madhe të kanabisit në garazhin e tij.

Arrestimi është bërë në Livorno të Italisë dhe vlera e drogës mbërrin në 2 milionë euro.

Mediat italiane shkruajnë se droga është zbuluar pas raportimit të një qytetari përmes aplikacionit ‘Youpol’, i cili lejon përdoruesit të bashkëpunojnë me policinë duke dërguar raporte për krime të ndryshme.

Qytetari, i cili denoncoi tha se kishte vënë re një person të armatosur me armë në një makinë gri, në një lagje të veçantë të qytetit toskan.

Pas kësaj, policia vendosi të kryejë patrullime të plota, derisa arriti në gjurmët e shqiptarit.

Pas kontrolleve brenda garazhit u gjet një sasi e madhe droge, e ndarë në pako dhe e gatshme për tu shitur.

Artikulli paraprakVDES I RIU PASI U VETËHELMUA
Artikulli tjetërKAPET SHQIPTARI ME 100 KILOGRAMË MARIJUANË NË MAKINË