Efektivët e burgut të Fierit gjatë një kontrolli blic kanë bllokuar 20 telefona. Celularët sipas njoftimit u tentuan të futeshin brenda ambienteve të burgut të fshehura nëpërmjet portave të mini futbollit.

Ata  ishin fshehur në shtyllat e portave të mini futbollit, ndërsa më pas do të përfundonin në duart e kriminelëve që vuajnë dënimin në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Por pas kontrollit të imtësishëm, efektivët arritën të zbulonin se brenda portave të mini futbollit, ishin fshehur telefona celularë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Artikulli paraprakAVIONËT USHTARAK PËRPLASEN GJATË PARADËS AJRORE, TË VDEKUR DHE TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërLEFTER KOKA: NUK DO TA DJEG MANDATIN E DEPUTETIT, SALIU PO TËRHEQ ZVARRË LSI-NË