Policia spanjolle ka bllokuar 3 ton drogë të llojit kokainë, ndërsa është kryer arrestimi i 11 personave. Në mesin e tyre mësohet se ka edhe shqiptarë.
Të arrestuarit besohet se janë pjesë e një bande të mirëorganizuar kriminale.

Ende nuk ka detaje për personat e arrestuar, por raportohen se janë me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe spanjolle.

Arrestimi i tyre është kryer në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën. Gjithashtu nga operacioni janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve, sasi e cila ishte e ndarë në 12 kontenierë.

Pjesë e sekuestrimit të bërë nga policia janë katër makina, një furgon, një motor, një armë si dhe një kuti me 47 fishekë, para cash, telefona dhe kompjuterë.

Materialet e sekuestruara dyshohet se përdoreshin nga trafikantët për punën e tyre të përditshme.

Artikulli paraprakNIS SEANCA PLENARE, OPOZITA NË SALLË, RUÇI: ZGJEDHJET E QERSHORIT TË LIRA E TË NDERSHME
Artikulli tjetërMERR FLAKË BANESA, JETONIN PUNËTORË TURQ TË HIDROCENTRALIT